30.07.2010 English  
Historia
Kaçaniku si qendër administrative-qytezë daton qysh nga fundi i shek. XVI, që deri në vitin 1891 ishte nahije e Sanxhakut të Shkupit, të Vilajetit të Kosovës.Themeluesi i parë i kësaj qyteze është Koxha Sinan Pasha, i cili ndërtoi Xhaminë e cila edhe sot ekziston, një kuzhinë publike (imaret), një shkollë në afërsi të Xhamisë, dy hane, një hamam, kalanë dhe disa mullinj mbi lumin Lepenc.
 
Mbishkrimi i varrit të shek. II të erës sonë është një dëshmi e kzistimit të vendbanimeve në këto anë edhe gjatë kohës antike. i gjetur gjatë viteve të 80-ta, me rastin e ndërtimit të shtëpisë së mallrave në Kaçanik, i cili mbishkrim tani gjendet në Shtëpi të Kulturës në Kaçanik.
 
Meqenëse nëpër Kaçanik kalon magjistralja Prishtinë - Shkup, si dhe hekurudha Fushë Kosovë - Selanik (e ndërtuar në vitin1879) , e bën Kaçanikun vend të rëndësishëm me strategji të posaqme ekonomike.
 
Komuna e Kaçanikut kryesisht ka qenë njohur për nga industria e materialit ndërtimor. Mirpo ekzitojnë edhe kushte të volitshme për zhvillimin e blegtorisë, bletarisë, pemtarisë, zejtarisë e në veçanti kushte të mira për zhvillimin e turizmit dimëror dhe veror.
 
Kaçaniku ka një traditë të hershme manifakturale dhe private, sidomos për prodhimin e gurit gëlqeror, rërës, drurit për ndërtimtari dhe shërbime të ndryshme zejtare.
Istog Kaçanik Klinë Prizren Podujevë Viti Vushtrri